Pjesë e Spanjës më të fortë në histori, mesfushori i shquar i jep fund karrierës në moshën 41-vjeçare
Belgjika mori një fitore dramatike ndaj Senegalit në kohën shtesë me rezultatin 3-2 duke u kualifikuar për në 1/8 e finaleve të Botërorit 2026.
Fati i kësaj ndeshjeje u vendos nga një penallti e minutës së 120 e ekzekutuar saktë nga Tielemans. Në fakt pritej që te pika e bardhë të shkonte Romelu Lukaku, autori i golit që i hapi rrugë përmbysjes së rezultatit për Belgjikën, por në fakt ishte Tielemans ai që e ekzekutoi atë me sulmuesin e Napolit që dha shpjegimin e tij.
‘Kisha ndërmend të ekzekutoja penalltinë, por ende po kaloj një periudhë të vështirë në aspektin mental dhe preferova që të ishte Youri ai që të ekzekutonte penalltinë-tha Lukaku-nuk bëhet fjalë për mua, bëhej fjalë per fitoren e skuadrës’.
Romelu Lukaku ka ardhur në këtë Botëror pas një sezoni të komplikuar me Napolin me të cilin shënoi vetëm 1 gol dhe ka luajtur vetëm pak minuta, ndërkohë që në muajin shtator ai humbi edhe babain e tij.
Top Channel