Liam Gallagher bën parashikimin për Angli-Meksikë: Fitojmë ne 5-0

02/07/2026 22:02

‘Mendojmë se do të fitojmë me Meksikën 5-0’- Ky është parashikimi i Liam Gallagher dukshëm në favor të Anglisë së tij që do të luajë për një vend në çerekfinale të Botërorit me skuadrën e drejtuar nga Javier Aguirre. Një parashikim i publikuar në rrjetet sociale por që nuk ka kaluar pa u vënë re.

Në fakt ky koment ndezi reagimin krenar të Fher Olvera, solisti i Mana i cili menjëhere iu përgjigj duke e ngacmuar Gallagher.

‘Liam Gallagher  tha se Anglia do të mundë Meksikën 5-0. Pusho o mik, rri mirë’-ishte përgjigjja e Olveras

Si një tifoz i flaktë i Manchester City. Liam Gallagher po mbështet Tre Luanët me një sërë mesazhesh në rrjetet sociale. Shumë i apasionuar pas futbollit, anëtari i bandës së famshme Oasis, nuk humbet asnjë ndeshje të Anglisë dhe nuk iu nënshtrohet atyre që i kundërpërgjigjen mendimeve të tij për skuadrën e Thomas Tuchel

Nuk mbetet gjë tjetër veçse të shohim se kush do të fitojë këtë ‘duel’; Liam Gallagher apo Fher Olvera. Për këtë duhet të presim të hënën e 6 korrikut në orën 02:00 të mëngjesit me orën evropiane kur Anglia dhe Meksika do të zbresin në fushën e lojës.

Top Channel