Protesta e sotme vijon të prodhojë zhvillime, teksa mësohet se pas afro 5 orësh bllokim, është liruar aksi i Rrugës së Dibrës.

Pas tensioneve të shumta dhe shoqërimit të 20 protestuesve, tubimi “u transferua” në komisariatin numër 4.

Protestuesit kishin bllokuar aksin e Rrugës së Dibrës, teksa në një moment u prodhua edhe një tension me urbanin e linjës Kinostudio-Kombinat.

Siç raporton gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, pas më shumë se 5 orësh, protestuesit janë larguar nga rruga, edhe pse protestuesit e shoqëruar nuk janë liruar ende.

Top Channel