E vrau me armë zjarri dhe e hodhi në pus, rrëfehet autori i vrasjes së 31-vjeçarit shqiptar në Itali: E bëra unë
Finalizohet një tjetër fazë e operacionit “The Wanted”.
Në vijim të bashkëpunimit me homologët, nga specialistët e Interpol Tiranës u krye ekstradimi nga Frankfurti, Gjermani, drejt vendit tonë, i shtetasit A. Gj., 29 vjeç, lindur dhe banues në Mat.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në maj të vitit 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Ëiesbaden, Gjermani, u bë i mundur arrestimi i shtetasit A. Gj., në Gjermani, dhe më pas ekstradimi i tij në Shqipëri.
Top Channel