Transferimet e të burgosurve në 11 ditët e fundit, Ministri Gogu urdhëron inspektim, për Veliajn kërkon informacion mbi procedurat e ndjekura

29/10/2026 20:09

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka urdhëruar inspektimin e 24 transferimeve të të burgosurve të kryera gjatë 11 ditëve të fundit, për të cilat Drejtoria e Burgjeve njoftoi se janë realizuar nga data 16 deri më 27 tetor.

Një burim i sigurt i tha gazetares së Top Channel Anila Hoxha, se në këtë inspektim përfshihet edhe transferimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Për këtë të fundit dikasteri do të kërkojë informacion mbi procedurat e ndjekura.

Top Channel