Të shtënat me armë në qendër të Podujevës, rëndohet bilanci, shkon në katër numri i të plagosurve
02/07/2026 14:53
Katër persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në qendër të qytetit të Podujevës.
“Rreth orës 13:30, është pranuar informata për të shtëna me armë zjarri në Podujevë.
Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para dyshohet se katër persona janë plagosur dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK, për trajtimin e nevojshëm mjekësor“, thuhet në njoftimin e Policisë.
Më herët u raportua për tre të plagosur. Të lënduarit janë duke marrë trajtim në QKUK.
Top Channel