Turi në Ballkanin Perëndimor/ Von der Leyen në Shkup: Vetëm një hap e ndan Maqedoninë e Veriut nga negociatat me BE-në
Avokati i Hashim Thaçit, Luka Misetiç, ka ngritur disa pikëpyetje lidhur me një deklaratë të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç për takimin e tij me presidentin francez, Emmanuel Macron më mesin e shtatorit në Paris.
Avokati bëri me dije se Vuçiç ka deklaruar në një video se gjatë takimit me një “lider europian dhe botëror”, ky i fundit i kishte treguar se Thaçi do të merrte “një dënim shumë të rëndë”.
Misetiç mendon se ky lider është Macron. Si është e mundur, pyet juristi, që shefi i Elizesë të kishte dijeni për vendimin e Gjykatës Speciale disa ditë përpara shpalljes së tij dhe përse do të ishte diskutuar kjo çështje mes presidentit francez dhe atij serb.
“Vuçiç u takua me Macron në 10 shtator në Paris, dhe ai e pohoi vetë në video që ishte informuar për dënimin e Thaçit gati një javë përpara se ai të merrej nga gjykata. Në këtë situatë, janë disa pyetje që kërkojnë përgjigje”, ka shkruar Misetiç.
Komentet e tij vijnë në kohën kur në Kosova vazhdojnë protestat kundër aktgjykimit që dënoi gjithsej me 81 vite burgim Thaçin, dhe ish krerët e tjerë të UCK-së, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi me argumentin se kanë kryer krime lufte.
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, deklaroi të enjten në Prishtinë se pavarësia e gjykatës në Hagë duhet të garantohet dhe aktgjykimi dënues ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet të respektohet plotësisht, duke ngulur këmbë në të njëjtën kohë se “askush dhe asgjë” nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës.
Serbian President Vucic met with French President Macron on September 10th in Paris where, according to Vucic in the video below, he was told by a “European and world leader” [read: Macron] that Thaçi would receive “a heavy sentence.” How Macron knew the result of the judgment at least six days in advance, and why Macron was speaking to Vucic about it, are questions that remain to be answered.
— Luka Misetic (@MiseticLaw) October 3, 2026
Top Channel