Gjithçka një gënjeshtër? Infantino tenton të mashtrojë botën me “pauzat taktike”, zbulohet prapaskena e madhe

02/07/2026 15:01

Gianni Infantino po përpiqet tani të arsyetojë pauzat e hidratimit (pushimet për të pirë ujë), duke pretenduar se ato u japin trajnerëve një mundësi të mirë për të bërë ndryshime taktike në lojë.

Infantino: “Pas një fillimi intensiv në të dyja pjesët e lojës, Anglia i shfrytëzoi mirë pauzat e saj të hidratimit për t’u rigrupuar, për t’u riorganizuar dhe për të marrë nismën përpara se të gjente rrugën e rrjetës dy herë në 15 minutat e fundit. Këto pushime janë shumë të rëndësishme për t’u dhënë lojtarëve një mundësi frymëmarrjeje gjatë ndeshjeve të turneut, ndërsa u mundësojnë gjithashtu të gjithë trajnerëve një moment të dedikuar në çdo ndeshje, pa varur vetëm nga kushtet e motit, për t’u angazhuar drejtpërdrejt me lojtarët e tyre.

Në përgjithësi, kjo ishte një tjetër sfidë fantastike e Kupës së Botës të FIFA-s ku u përfshinë dy skuadra të mëdha, në një arenë fantastike në Atlanta.” Ne nuk mund ta lejojmë ta bëjë këtë. Ai po përpiqet qartazi të thurë lavde për “të mirat” e pauzës së hidratimit, në mënyrë që ata t’i përdorin ato rregullisht në të ardhmen. Ju lutem, vazhdoni t’i vërshëlleni (kundërshtoni) ato.

Ky nuk është futboll dhe kjo nuk po bëhet për përfitimin e lojtarëve. Kjo është thjesht një mundësi e artë që FIFA dhe transmetuesit televizivë të fitojnë akoma më shumë para përmes reklamave.

Top Channel