U arratis në sy të efektivëve, kush është Hasan Ferracaku që hetohet për vrasjen e 4 personave në Velipojë dhe plagosjen e 2 të tjerëve
Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha sot se jo vetëm Irani dhe vendet fqinje, por edhe Kremlini është i përfshirë në destabilizimin e Shqipërisë.
Duke folur në Parlament, teksa opozita, Balla u shpreh se “Nazizmi lindi duke sulmuar Rajshtagun, duke i vënë zjarrin Parlamentit. Qëndrimi i këtij Kuvendi duhet të jetë i qartë. Këta (PD) arritën deri në pikën sa sot u trembën nga vezët. Ne do vazhdojmë përpara. Pak ditë na ndajnë nga koha kur koha e dialogut me protestuesit që kishin arsye legjitime, po vjen. Besoj shumë që qytetaria e bukur e bulevardit të flamingove do të distancohet edhe më shumë nga dhuna e mbeturinave që kanë marrë peng protestën. Sot dora e huaj po paguan para për të destabilizuar Shqipërinë. Jo vetëm Irani dhe vende të tjera fqinje, por edhe aktorë të tjerë, përfshirë këtu edhe Kremlinin”.
“Ky Kuvend deri në maj 2029 do ta ushtrojë mandatin që na kanë besuar qytetarët shqiptarë dhe grupi i PS do ti qëndrojë besnik 857 mijë votave që na kanë sjellë këtu. Dënojmë aktet e dhunës të inspiruar dhe të frymëzuara nga individë kriminalë, të përfshirë brenda protestës. Ne i kemi qëndruar qytetarëve vetëm pak prej tyre që janë të përfshirë në trafik ndërkombëtar droge, në aktivitet kriminal të grabitjes dhe dhunës. Së fundmi një individ nga Lezha, Anton Frroku, që është një ndër profilet e banditizmit të kësaj proteste, sot është në kërkim nga policia për dhunë brenda familjes…i kërkoj policisë që këtë individ ta gjejë menjëherë dhe tua tregojë flamingove dhe organizatave që të distancohen. Tre punonjës policie janë të gjakosur dhe ky Kuvend nuk mund të rrijë pa i thënë çdokujt që kush ngre dorën kundër policisë, ka ngritur dorën ndaj shtetit”.
Top Channel