Spanja përballë “mallkimit”, kur ishte hera e fundit që ‘La Roja’ fitonte një ndeshje me eliminim direkt

02/07/2026 17:23

Kombëtarja e Spanjës do të zbresë në fushë përballë Austrisë me synimin për të rikthyer lavdinë e dikurshme dhe për të thyer një statistikë negative që e ka shoqëruar prej më shumë se një dekade në Kupën e Botës.

Që pas triumfit historik në vitin 2010, “La Roja” nuk ka arritur të lërë gjurmë në fazat me eliminim direkt të turneut. Spanja u eliminua që në fazën e grupeve në Botërorin e vitit 2014, ndërsa në edicionet e 2018 dhe 2022 u ndal respektivisht nga Rusia dhe Maroku.

Madje, nëse përjashtohet suksesi i vitit 2010, duhet të kthehemi deri në Botërorin e vitit 2002 për të gjetur një fitore të Spanjës në një ndeshje me eliminim direkt, atëherë kur mposhti Irlandën.

Tashmë, sfida ndaj Austrisë përfaqëson një mundësi të artë për spanjollët që të lënë pas zhgënjimet e viteve të fundit dhe të rikthehen mes pretendentëve për trofeun.

Pritshmëritë janë të mëdha, ndërsa mediat spanjolle, përfshirë edhe AS, kanë analizuar të gjitha skenarët e mundshëm të kësaj përballjeje, e cila pritet të jetë një nga ndeshjet më interesante të fazës me eliminim direkt.

Top Channel