Protagonist në tensionet me policinë gjatë protestës para Kuvendit, shoqërohet aktivisti Altin Goxhaj
02/07/2026 14:25
Protesta e sotme para parlamentit u shoqërua me tensione të mëdha, teksa policia njofton se deri më tani ka shoqëruar 18 protestues, të përfshirë në akte dhune.
Mësohet se mes tyre është edhe aktivisti Altin Goxhaj, teksa në rrjetet sociale janë publikuar edhe pamjet e momentit kur disa efektivë e marrin me forcë për ta futur në automjetin e policisë.
Në një moment shihet që Goxhaj tenton t’i kundërshtojë, duke dalë në rrugë, para makinave në lëvizje dhe rrezikuar jo pak.
Kjo nuk është hera e parë që Goxhaj shoqërohet nga policia, pasi edhe në momente të shkuara ai ka pasur incidente të ngjashme. Mbetet të shihet nëse do të ngrihet akuzë ndaj tij apo do të lirohet.
Top Channel