Pape Gueye nis revoltën te Senegali: Nuk do të kthehem…

02/07/2026 13:16

Senegali i tha lamtumirë Botërorit 2026 pas humbjes me përmbysje me Belgjikën me rezultatin 3-2.

Ishte një nga ato disfata që dhembin shumë, pasi Senegali e kishte totalisht kontrollin e lojës deri në minutën e 86 kur golat e Lukaku dhe Tielemans ‘ngjallën’ skuadrën e Rudi Garcias që në fund preu edhe biletën për në 1/8 e finaleve pas kohës shtesë duke shkaktuar një zhgënjim tepër të madh te Senegali.

Një ndër të parët që ngritën zërin ishte Pape Gueye. Futbollisti i Villarrealit nuk e fshehu zemërimin e tij dhe përmes rrjeteve sociale i dha një ultimatum Federatës Senegaleze të Futbollit. Nuk do të luajë më me kombëtaren përsa kohë që është stafi aktual teknik në skuadër

‘Do të kthehem të flas për eliminimin, por sot bëj të ditur se përsa kohë ky staf teknik do të qëndrojë në detyrë, unë do të shkëputem nga kombëtarja-shkruante Gueye në një postim në Instagram Story.

Në moshën 27 vjeçare Gueye është një nga elementët kyçë të skuadrës së Senegalit. Në momentin që u zëvendësua ai u pa shumë i mërzitur me trajnerin Thiaw që vendosi ta nxjerrë nga fusha e lojës në minutën e 66. Në zonën mix futbollisti nuk e fshehu pakënaqësinë e tij për këtë vendim.

‘Isha mirë fizikisht, isha në gjendje perfekte, është trajneri ai që vendos dhe kaq-tha Gueye.

Top Channel