Video/ Spanja konfirmon veten si pretendent, mund Austrinë me tre gola dhe avancon më tej në Botëror
Këtë të enjte, protestuesit u mblodhën përpara Kuvendit, duke hedhur vezë e ujë drejt policëve dhe deputetëve.
Gazetari Bledar Koka u shpreh në ‘Top Story’ se Kryeministri Edi Rama ka frikë nga protesta të tilla, ndërsa pati një përplasje me gazetarin Alban Dudushi, i cili u shpreh se këto ‘revolucione’ shpallin armik këdo.
Pjesë nga debati-
Koka: Edi Rama reagon në këtë mënyrë kur ka frikë nga një protestë.
Dudushi: Ti mbron çdo lloj proteste?
Koka: Të gjitha i mbroj. Ti pse nuk i mbron protestat?
Dudushi: Kur të filloni të luani revolucionesh, do nxirrni armik këdo.
Bala: Ku ka më shumë njerëz protesta, para Parlamentit apo në shesh?
Koka: Unë mendoj se ka njësoj njerëz si para Parlamentit, si në shesh. Problemi yt është se ti nuk e di, sepse ti e sheh protestën nga reels-at.
Bala: Unë nuk vij në protestë, por nuk e dëmtoj siç e dëmton ti. Ti po e personalizon, duke thënë që ti dhe familja jote është dakord për protestën.
Koka: Nëse ndal në një kryqëzim ku ka ndaluar një polic aty, e gjuan me vezë, e shan, i drejton gishtin e mesit, çfarë mendon ti se do bëjë polici? Do të neutralizojë apo jo?
Top Channel