Protestuesit mblidhen jashtë komisariatit ku mbahen të shoqëruarit, gjuajnë me vezë edhe urbanin që kërkonte të kalonte rrugën

02/07/2026 14:53

Protestuesit janë mbledhur jashtë ambienteve të komisariatit numër 4 në Tiranë, aty ku mbahen disa prej të shoqëruarave pas përplasjes para Kuvendit.

Ata kanë bllokuar rrugën ndërkohë që bëjnë thirrje që të lihen të lirë tubuesit.

Ndërkohë një incident është shënuar edhe në këtë pikë, ku teksa një urban i linjës ka tentuar të kalojë rrugën, protestuesit në shenjë revolte e kanë gjuajtur me vezë.

 

 

Top Channel