Turp historik për Senegalin, trajneri firmos 5 orë para ndeshjes, zyrtarët shpenzojnë mijëra euro për luks dhe femra!
Eliminimi i Iranit në Botërorin 2026 mbarti me vete shumë polemika dhe FIFA tani rrezikon të paguajë një dëmshpërblim prej 850 milionë euro. Sipas asaj që raportohet nga disa media ndërkombëtare, një shtetas iraniano-amerikan ka bërë një padi në Gjykatën e Bostonit me pretendimin se Taremit dhe futbollistëve të tjerë u bënë viktimë e diskriminimit nga ana e organizatorëve të turneut.
Lotfollah Kaveh Afrasiabi e ngriti këtë padi në emër të 91 milionë iranianëve. Në qendër të akuzës është anulimi i golit të Shojae Khalilzadeh në ndeshjen kundër Egjipit që sipas Afrasiabi do t’i garantonte fitoren dhe kualifikimin për në raundine 1/16 të finaleve. Goli u anulua për pozicion jashtë loje pas ndërhyrjes së sistemit VAR.
Në dokument lexohet se vendimi i arbitrit shkaktoi një dëm emotiv për të gjithë tifozët iranianë, por jo vetëm kaq. Afrasiabi e akuzon FIFA se nuk i garantoi kushte të barabarta me të tjerët për përgatitjet e Iranit duke vënë në dukje kufizimet të cilave iu nënshtruan stafi dhe futbollistët gjatë ndeshjeve të fazës së grupeve.
Sipas paditësit, miliona iranianë pësuan një poshtërim të vërtetë për shkak të padrejtësive që iu bënë skuadrës. Për momentin as FIFA e as presidenti Gianni Infantino nuk e kanë komentuar këtë padi.
Top Channel