41 vjeç e 147 ditë! Cristiano Ronaldo shkruan historinë e Kampionateve Botërore, bie rekordi i jashtëzakonshëm!
Një lajm i bujshëm sapo ka tronditur botën e futbollit dhe miliona tifozë anë e mbanë globit.
Katia, motra e Cristiano Ronaldos, ka konfirmuar zyrtarisht atë që shumë i druheshin, duke zbuluar se ylli portugez do të tërhiqet përfundimisht nga kombëtarja pas përfundimit të këtij Kampionati Botëror.
Gjatë një prononcimi për rrjetin “SportTV”, ajo lëshoi deklaratën e fortë që po bën xhiron e mediave kudo: “Shijojeni sa të zgjasë. Po përfundon së shpejti. Informacioni që kam, nga një burim i besueshëm… ky është ‘Vallëzimi i tij i Fundit’”.
Kjo deklaratë vulos fatin e “CR7” dhe do të thotë se ndeshja e mbrëmjes së sotme mund të jetë e fundit fare në karrierën e lavdishme të pesë herë fituesit të Topit të Artë me fanellën e Portugalisë. Sytë e të gjithë planetit do të jenë të mbërthyer sonte te kapiteni luzitan, teksa në rast të një eliminimi nga ky Botëror, bota e futbollit bëhet gati t’i japë lamtumirën përfundimtare një prej legjendave më të mëdha që ka njohur ndonjëherë arena ndërkombëtare.
Top Channel