Flakët përfshijnë shkurre, ferra dhe pemë në Karjan të Gjirokastrës, zjarrfikësit neutralizojnë plotësisht vatrat e zjarrit
Në vijim të hetimeve që po drejtohen nga kryeprokurori i SPAK, Klodian Braho, BKH ka vijuar me kontrollet dhe sekuestrimin e telefonave.
Siç bën me dije Anila Hoxha, hetimet që u nisën pas audio-përgjimit të denoncuar nga Arben Ahmetaj kanë kulmuar me sekuestrimin e telefonit të Aleks Markut, i cili është sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes.
Informacioni nuk është zyrtar, por i bazuar tek të dhënat e burimeve jozyrtare të gazetares Hoxha.
Nga ana tjetër, në respektim të vendimit të Gjykatës së Posaçme, që ka aprovuar kërkesat e kryeprokurorit Braho, BKH ka sekuestruar, veç provave shkresore të bazuara në kontrolle, edhe telefonin e biznesmenit Ron Yeffet, të biznesmenes Arjeta Puca dhe kreut të KAYO-s, Ardi Veliu.
Top Channel