Plagosja e Brian Syzos pak ditë më parë në Pogradec, ‘arrest në burg’ për dy autorët e dyshuar

02/07/2026 13:19

Gjykata e Korçës ka caktuar masën ‘arrest në burg’ për Nikolla Agollin dhe David Priftit, të dy të arrestuar për plagosjen e 35-vjeçarit Brian Syzo pak ditë më parë në Pogradec.

Seanca ka zgjatur 2 orë, ka nisur që prej orës 11.00 ndërsa gjykata vlerësoi arrestimin e ligjshëm për autorin e plagosjes së Brian Syzos dhe një nga bashkëpunëtorët, David Prifti duke caktuar masën arrest në burg për të dy.

Pas plagosjes së 35-vjeçarit, autori dhe tre bashkëpunëtorët janë larguar menjëherë nga vendngjarja, duke lënë fillimisht mjetin e tyre në Qafë Thanë e më pas janë shpërndarë. Nikolla Agolli u kap disa minuta pas ngjarjes në një furgon në Prrenjas. Pas tij u kap edhe shtetasi tjetër, David Prifti.

Qëllimi i autorit ka qenë vrasja e Syzos për shkak të konflikteve të vazhdueshme mes të dyja palëve.

Top Channel