Video/ Spanja konfirmon veten si pretendente, mund Austrinë me tre gola dhe avancon më tej në Botëror
Përpara Kuvendit, protesta përshkallëzoi këtë të enjte, me protestuesit që hodhën vezë e ujë drejt deputetëve, me disa prej tyre që u detyruan të ktheheshin sërish brenda në Parlament.
Nga ana tjetër, opozita u kthye sërish në seli, ndërsa protestuesit u përplasën me policinë.
Në monologun e saj hapës, autorja dhe moderatorja e Top Story, Grida Duma u shpreh se tashmë qytetarët nuk kanë më frik të reagojnë, por duke ngritur pyetjen: “A është kjo ‘demokracia në veprim’ në terma realë?”.
“Mbetet e vërtetë dhe do të jetë gjithmonë një gur themeli në mënyrën se si reagohet në demokraci kjo periudhë e protestave në sheshin e Tiranës, përballë Kryeministrisë, apo përballë Kuvendit, apo atje ku pinë kafen deputetët. Dikur, kur Shtetet e Bashkuara, nëpërmjet Ambasadës në Tiranë organizonin leksione apo trajnime, një nga gjërat që theksonin si tok fjalësh, ka qenë ‘Demokracia në veprim’. A është kjo demokracia në veprim në terma real? A e kemi pritur, apo e kemi lejuar që njerëzit kudo ku janë të kenë, le të themi revoltë, reagim? Madje kemi pasur shumë gjykime pse shqiptarët nuk reagojnë. Tani jemi te diskutimi deri ku duhet të reagojnë.
Ata po protestojnë në mënyra të ndryshme, ndërkohë që gjithçka nga projektorët është mbi ta, mbi sheshin, mbi ata që në ditën e sotme një gjë e realizuan, Parlamentin e paralizuan. Një gjë e realizuan, opozitën e kthyen në godinën e selisë dhe pjesës tjetër të agjendës parlamentare e kthyen totalisht me kokë poshtë, sepse me kokë lartë ishte agjenda e tyre, në kuptimin që ishte në të gjithë titujt e sipërme. Çfarë ndodhi me protestuesit jashtë gardhit rrethues dhe me policinë”, u shpreh Duma.
Top Channel