“Thonjtë e politikës së dështimit po dalin në pah me pisllëkun e tyre”, Rama reagon pas përplasjeve para Kuvendit: Protesta e bukur i la vendin sherrit e dhunës
02/07/2026 11:49
Kreu i qeverisë Edi Rama, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale në lidhje me protestën që po zhvillohet para Kuvendit, ndërsa në sallë vijon seanca.
Rama thotë se tashmë ‘protesta e bukur, ia ka lënë vendin filmit të vjetër të konfliktit, sherrit, dhunës.
“Protesta e bukur e qytetarisë, atdhedashurisë, pastërtisë, ia ka lënë vendin tanimë filmit të vjetër të konfliktit, sherrit, dhunës, ku thonjtë e politikës së dështimit dhe zemërimit po dalin në pah me pisllëkun e tyre karakteristik”, shkruan Rama.
Top Channel