Alessandro Bastoni është mbrojtës dhe si i tillë do të luajë në mbrojtje edhe në rastin e tij. Zërat e orëve të fundit janë konfirmuar; futbollisti nuk do të paraqitet në prokurori ditën e premte.

Ai që e bëri të ditur lajmin ishte avokati i Bastonit, Salvatore Scuto i cili saktësoi se lojtari e kishte të drejtën që të mos iu përgjigjej pyetjeve të prokuroreve. Një  zgjedhje që praktikisht u bë e ditur pasi vetë Scuto kishtë thënë se ishte një ftesë ‘në errësirë’

Për momentin 2 janë faktet; i pari është që vetë vajza e përfshirë që në kohën që ndodhën ngjarjet ishte 17 vjeç e ka liruar nga akuzat futbollistin duke qartësuar se nuk ka marrë kurrë para për një raport seksual. Dhe i dytu është që nga disa chat mes futbollistëve të përfshire dhe Alesso Salamone, i akuzuar për organizimin e takimeve, ka rezultuar qartë ekzistenca e një tarife për mbrëmjet me vajzat; tarifë që shkonte nga 10 në 15 mijë euro për festat.

Kjo, sigurisht nuk do të thotë së të gjithë kanë paguar. Në një chat me Salamonen, psh, Bastoni ankohet për kostot ndaj tij për mbrëmjen, duke përfshirë shërbimin taksi për vajzat: ‘Sushi sa kushton afërsisht? Për 6…100 euro’. Dhe Salamone përgjigjet: ‘O mik, a mund të kushtojë ndonjëherë sushi 100 euro? Pastaj jemi 8’. Dhe më pas: ‘Por këto tipet nuk hanë asgjë’-thotë Bastoni. Dhe vjen përgjigjja: ‘Njoh njerëz që paguhen 1500 euro në muaj dhe janë më brilantë se ty’.  Pikërisht për këto pagesa bëhet hetimi i Prokurorisë me këtë të fundit që do të tentojë të pyesë edhe Bastonin. Do të jetë mbrojtësi ai që do të vendosë nëse do t’u përgjigjet apo jo pyetjeve të prokurorisë.

Ndërkaq, ka nisur marrja në pyetje e disa futbollistëve të thirrur në cilësinë e dëshmitarit në kuadër të hetimeve të prokurorisë milaneze. Sportistët e parë që u pyetën nga prokuroret Rosaria Stagnaro dhe Bruna Albertini në një kazermë të Guardia Di Finanza ishin Daniel Maldini dhe Kevin Bonifazi. Ndërsa ditën e premte do t’i takojë Riccardo Calafiorit. 

Top Channel