Rikthimi i Antonio Contes në pankinën e kombëtares italiane mund të bëhet realitet falë një lëvizje të paprecedentë të klubeve të Serie A. Një ditë më parë, presidenti i FIGC, Giovanni Malago, pas Këshillit Federal konfirmoi për një lëvizje të klubeve të Lega Serie A për të dhënë kontributin e tyre në këtë pikë.

Përse Serie A do të investonte te Conte? Serie A mund të lëvizë si një lokomotivë e sistemit ekonomik sportiv teksa sheh te ish trajneri i Napolit, të vetmen figurë karizmatike që është në gjendje që të rindërtojë skuadrën ndryshe nga Roberto Mancini për të cilin disa prej klubeve kishin dyshimet e tyre për shkak të mënyrës sesi ai u largua nga pankina e Të Kaltërve në 2023

Sa do të përfitonte Conte? Shifrat në tryezë për të rikthyer trajnerin e periudhës 2014/2016 flasin për një projekt afatgjatë të bazuar te një kontratë 4 vjeçare me pagë rreth 4 milionë euro neto në sezon plus bonuset. Bëhet fjalë për parametra që nuk mund të përballohen aktualisht nga arkat e Federatës Italiane të Futbollit.

Dyshimet e disa klubeve. Pavarësisht optimizmit të promotorëve, miratimi nga Lega Serie A nuk është edhe aq i sigurt dhe te disa klube ka një lloj ftohtësie për të dhënë dritën jeshile për një shpenzim të tillë

Opsioni sponsor. Në rast se Asambleja e Lega Calcio nuk do të miratonte një financim të tille, Federata Italiane, për të pasur Conten në pankinë do të shqyrtonte mundësinë e lidhjes së një partneriteti komercial për të mbuluar shpenzimet, një model që u përdor edhe në epokën e Tavecchios. Por presidentin Malago deshi të bëjë një saktësim në lidhje me një akort të mundshëm publicitar. ‘Nuk besoj se një partner jep mbështetjen e tii për të marrë një trajner, por mendoj se me një sponsor mund të vendoset për të drejtuar investimin te një projekt’-tha Malago.

Top Channel