Liam Gallagher bën parashikimin për Angli-Meksikë: Fitojmë ne 5-0
‘Lionel Messi është një prej idhujve të mi, ashtu sikurse për miliona persona në botë. Do t’i dhurojmë një fanelë të kombëtares sonë me numrin 10 dhe emrin e tij në të. Do të jetë një çmim për futbollistin më të mirë në botë’-Ky është premtimi i bërë nga presidenti i Kepit të Gjelbër, Jose Maria Neves në prag të ndeshjes që përfaqësuesja e vendit të tij do të luajë ndaj Argjentinës në raundin e 1/16 të finaleve të Botërorit.
Por pavarësisht admirimit për Messin, Neves siguroi se sidoqoftë, kombëtarja e Kepit të Gjelbër ose ‘Peshkaqenët blu’ siç quhen ndryshe, do të japë maksimumin në fushë.
‘Jemi shumë krenarë për paraqitjet e ‘Peshkaqenëve Blu’ në Botëror. Kualifikimi ynë është tashmë një arritje e madhe-vijoi Neves-në këtë Kupë Bote jemi përballur më kampionë si Spanja dhe Uruguaji dhe tani do të përballemi me një tjetër kampione të madhe, Argjentinën. Do të kërkojmë të japim maksimumin në fushën e lojës’.
Por homazhi për Lionel Messin nuk është i pari që bën delegacioni i Kepit të Gjelbër në këtë botëror. Pak para fillimit të ndeshjes me Uruguajin e Marcelo Bielsës, trajneri i skuadrës Pedro Leitão Brito, u kap nga telekamerat teksa i dorëzonte një dhuratë simbolike ‘El Loco’.
‘Bielsa pëe mua është një maestro-pohoi trajneri i Kepit të Gjelbër pas ndeshjes-ashtu si trajnerë të tjerë e kam studiuar atë çfarë ai ka bërë në karrierën e tij’.
Top Channel