Shkon në 13 numri i të arrestuarve nga 20 të shoqëruar gjithsej, pritet të dalin para gjykatës për t’u njohur me akuzat dhe masat e sigurisë Një automjet është përfshirë nga flakët në rrugën e Lumit të Vlorës, në segmentin mes fshatrave Kuç dhe Qeparo, duke u djegur pothuajse tërësisht.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Himarës, por pavarësisht ndërhyrjes së tyre, automjeti është shkrumbuar pothuajse plotësisht.
Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një defekt teknik në automjet, i cili ishte në lëvizje në momentin kur kanë shpërthyer flakët.
Siç duket edhe nga pamjet, zjarri ka përfshirë të gjithë automjetin, si pjesën e përparme ashtu edhe atë të pasme, ndërsa intensiteti i flakëve e ka bërë të pamundur shpëtimin e tij.
Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Sapo kanë konstatuar flakët, personat që ndodheshin në automjet kanë dalë menjëherë jashtë, duke shmangur pasoja për jetën dhe shëndetin e tyre.
Top Channel