Një automjet është përfshirë nga flakët në rrugën e Lumit të Vlorës, në segmentin mes fshatrave Kuç dhe Qeparo, duke u djegur pothuajse tërësisht. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Himarës, por pavarësisht ndërhyrjes së tyre, automjeti është shkrumbuar pothuajse plotësisht. Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një defekt teknik në automjet, i cili ishte në lëvizje në momentin kur kanë shpërthyer flakët.