Ministrat e Jashtëm të Grupit të Shtatë shteteve më të industrializuara të botës mblidhen sot në Romë, për një takim dy ditor me në fokus cështje që nisin nga lufta e Rusisë në Ukrainë, te konflikti i Lindjes së Mesme e fletëarresti i GJNP-së për Benjamin Netanyahun. Sekretari në largim i Shtetit i SHBA-së, Antony Blinken, do të marrë pjesë me ministrat e tjetë të Jashtëm nga shtetet e tjera të G7-së: Britania, Kanadaja, Gjermania, Franca dhe Japonia në takimet e organizuara nga kreu i diplomacisë italiane, Antonio Tajani. Pjesa e sotme e samitit i kushtohet situatës në Lindjen e Mesme dhe Detin e Kuq, e në mënyrë të vecantë përpjekjeve për arritjen e një armëpushimi në Gaza dhe Liban.Në një nga sesionet do të marrin pjesë edhe ministrat nga Arabia Saudite, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari dhe sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe, tha Ministria e Jashtme e Italisë.