Top Channel/ Dita e dhunës kundër grave, OKB: Vendi më i rrezikshëm është shtëpia e tyre!
25/11/2024 11:49

Deri në 70 për qind e grave vuajnë nga dhuna seksuale, fizike ose psikike të paktën një herë në jetën e tyre, thotë OKB. 25 nëntori konsiderohet si ditë aksioni kundër dhunës ndaj grave dhe kërkon të tërheqë vëmendjen kudo në botë për dhunën ndaj tyre. Qëllimi është denoncimi i dhunës në familje, si edhe dhuna kundër gruas në luftëra apo kur janë në arrati. Të dhënat e Kombeve të Bashkuara tregojnë gjatë 2022-shit, 48.800 gra humbën jetën prej një dhune të tillë. Edhe në një vend të zhvilluar si Gjermania llogaritet që gati çdo ditë një grua vritet nga partneri, sipas autoriteteve. Çdo tre minuta një grua apo një vajzë përjeton dhunë."Dhuna ndaj grave na prek të gjithëve. Ne shohim një femicid në Gjermani pothuajse çdo ditë. Çdo tre minuta një grua apo vajzë në Gjermani përjeton dhunë në familje. Çdo ditë më shumë se 140 gra dhe vajza në Gjermani bëhen viktima të një krimi seksual. Ato bëhen viktima sepse janë gra. Kjo është e padurueshme - dhe kërkon angazhim të vazhdueshëm," u shpreh ministrja gjermane e Punëve të Brendshme, Nancy Faeser gjatë prezantimit të raportit të situatës aktuale nga Zyra Federale e Kriminalistikës.Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj gruas u thirr për herë të parë në vitin 1981 nga gratë në Karaibe dhe Amerikën Jugore. Gratë përkujtuan me këtë ditë tre motra që jetonin në Republikën Domenikane, të cilat u rrëmbyen, përdhunuan dhe u vranë. Patricia, Minerva dhe Maria Teresa Mirabal vdiqën më 25 nëntor 1960 nga dhuna e ushtarëve të regjimit famëkeq Trujillo, i njohur si regjim diktatorial dhe brutal. Në vitin 1999 kjo ditë aksioni u njoh zyrtarisht nga OKB. Në deklaratat ndërkombëtare dhuna ndaj gruas sot klasifikohet si shkelje e të drejtave të njeriut.

Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20
Top Channel/Nvidia, takim i jashtëzakonshëm për shkarkimin e CEO-s:Del një dritë një skandal tjetër!
12/11 11:20
Top Channel/ Itali, alarmi për bomba në shkolla ishte sulm i Rusisë? Salvini: “Jo akuza pa prova”!
12/11 11:20
Top News – NASA hap vende pune. Kërkon astronautë për bazën e saj në Hënë
12/11 10:25
Top News – Xi mesazh për Trump: Nuk e ndal dot bashkimin e Kinës me Tajvanin
12/11 10:10
Top News – Trump vs Netanyahu, tjetër telefonatë e nxehtë për vazhdimin e luftës në Iran
12/11 10:01