Veseli pyetet në Hagë/ “Lufta e UÇK, përballje me spastrimin etnik që synonte Serbia
10/12/2019 19:52

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, tha të martën se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë përballje me spastrimin etnik. Veseli i bëri këto komente për gazetarët në Hagë, ku të martën përfundoi intervistimin para Prokurorisë së Specializuar për krime të luftës në Kosovë. “Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë përballje me spastrimin etnik, të cilin e ka synuar Serbia që ta bëjë në Kosovë”, tha Veseli. Veseli, i cili ka qenë pjesë e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, nuk tregoi se në çfarë cilësie është intervistuar nga prokurorët në Hagë, por tha se ashtu siç ka premtuar, edhe është paraqitur për intervistim para Prokurorisë. Dhomat e Specializuara, deri më tani, kanë ftuar mbi 100 persona për intervistim, ndër ta edhe disa nga ish-figurat e larta të UKÇ-së, që pas luftës ishin dhe janë pjesë e skenës politike të Kosovës. Në mesin e tyre: Rrustem Mustafa, Sami Lushtaku, Shukri Buja dhe Ramush Haradinaj. Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorisë Speciale janë përgjegjëse për hetimin e krimeve kundër njerëzimit, krimeve të luftës dhe krimeve tjera penale, që lidhen me akuzat e ngritura në një raport të Këshillit të Evropës, më 2011. Në këtë raport flitet për krime të pretenduara të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në periudhën prej vitit 1998 e deri më 2000.

Kosovë/ Vendi pa qeveri, po dëmton bizneset
27/01 16:19
Marrëveshjet me Serbinë, Haradinaj: Nuk i bëjnë dëm Kosovës
27/01 16:05
“I përkushtuar të arrij një marrëveshje për bashkëqeverisje”/ Lideri I LDK-së, takim me Kurtin
27/01 15:51
Qytetarët e Kosovës nuk kanë besim tek drejtësia
27/01 15:00
Kosovë, mbyllen bizneset/ Në vitin 2019 u mbyllën 1.774 biznese
25/01 16:12
Dialogu, shanse për rifillim/ Analistët komentojnë marrëveshjet për transportin
25/01 15:57
Grenell në Beograd: Tërhiqemi po nuk pati rezultate
24/01 15:53
“Zgjedhjet ishin transparente”/ Vëzhguesit e BE vlerësojnë procesin zgjedhor në Kosovë
24/01 15:47
“Rama deshi të ndajë Kosovën”/ Haradinaj në “Open” thellon akuzat për homologun
24/01 12:10
Grenell në Beograd flet për njohjet: Mos loboni kundër Kosovës
24/01 11:53
Kosovës po i ikin qytetarët
23/01 18:49
Grenell: Hiqni taksën 100%/ I dërguari i Trump takon liderët politikë në Kosovë
23/01 15:43
Grenell pas takimit me Kurtin: Nuk përfshihem në krijimin e qeverisë, është çështje e brendshme
23/01 13:11
Takimet me Mustafën e Kurtin/ I dërguari i Trump takime të veçanta me kreun e LDK dhe VV
23/01 13:03
Korrupsioni në Kosovë/ TI: Shansi tek Vetëvendosja
23/01 11:43
Me Trump, pakti final me Serbinë/ Thaçi darkon më të dërguarin e Presidentit të SHBA: Dialogu, pa kushte
23/01 02:26
Grenell mbërrinë në Prishtinë
22/01 20:51
I dërguari i Trump në Prishtinë/ Grenell takon Thaçin
22/01 20:16
Linja direkte Kosovë-Serbi/ Dy vendet nënshkruan marrëveshje të veçanta me kompaninë gjermane
22/01 20:01
Analistët në Kosovë: Të shihet opsioni i qeverisë teknike
22/01 19:03