Veliaj: Bashkia, kompani publike me autobusë elektrikë
14/11/2017 15:23

Bashkia e Tiranës do të krijojë një kompani të vetën të transportit publik me autobusë elektrike. Ka qënë vetë kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka folur në Bonn të Gjermanisë, ku kryeqyteti shqiptar u përzgjodh si shembull suksesi për zbatimin e projekteve miqësore me mjedisin.