Riaktivizohet task force që do të kontrollojë zbatimin e ligjit antiduhan në ambientet publike. Ministri i Shëndetësisë Vangjel Tavo kërkon të mos tolerohet asnjë lokal që shkel ligjin, pasi Ministria e Shëndetësisë është e angazhuar për mbrojtjen e publikut nga dëmet e ekspozimit të pavullnetshëm ndaj tymit të duhanit.