Statistikat e kulturës/ Ulet numri i spektatorëve në teatër, shtohen në muze dhe parqet arkeologjike
04/11/2019 20:00

Sipas INSTAT numri i shfaqjeve kulturore gjithsej në tremujorin e tretë të 2019 është 61, duke pësuar një rënie prej 11,6 %, në krahasim me tremujorin e tretë 2018. Ndërsa në institucionet qendrore të artit dhe kulturës, janë organizuar 11 premiera, një premierë më shumë, në krahasim me vitin e shkuar. Kjo matje ju referohet institucioneve si Teatri Kombëtar, Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, Qendra Kombëtare Kulturore për Fëmijë dhe Teatri i Kukullave, dhe Cirku Kombëtar. Për shkak të mungesës së shfaqjeve në Teatrin Kombëtar, pjesëmarrja mesatare e spektatorëve për shfaqje, në të gjithë institucionet kulturore, gjatë tremujorit të tretë të 2019 ka pësuar një rënie në masën 48,6 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë. E thënë më thjeshtë pjesëmarrja mesatare në tremujorin e tretë 2019 është 206 spektatorë për shfaqje, nga 401 spektatorë të rezultuar në tremujorin e tretë 2018. Referuar gjithmonë të njëjtës periudhe, Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë është institucioni që ka realizuar numrin më të lartë të shfaqjeve gjithsej, me 30 të tilla, 14 shfaqje më shumë, krahasuar me tremujorin e tretë 2018. Sa i përket trashëgimisë kulturore, numri vizitorëve në muze, kala dhe parqe arkeologjike, në ka shënuar një rritje me 8,9 %. Numri i vizitorëve po ashtu është dyfishuar në Bibliotekën Kombëtare, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor ka realizuar numrin më të lartë të premierave, 6 premiera, një më shumë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

“Jeho” në Top Channel/ Spektakli i muzikës, cdo të dielë në orën 20.00
11/07 20:00
Mbrëmja Gala e ICT Awards/ Kurorëzohen fituesit e edicionit të 8-të
10/07 20:11
Shfaqje teatri pa spektatorë/ Në teatrin Migjeni, aktorët interpretojnë para sallës bosh
10/07 19:43
Studentët e artit ekspozitë Covid/ Përgatiten për provimet e diplomës në mes të korrikut
08/07 15:50
Kriza ekonomike në kohën e Covid/ Libri dokumentues i profesorëve Anastas Angjeli dhe Ardian Civici
07/07 15:44
Art mbi pasqyrë/ Amarildo Ruci sjell një botë tjetër ngjyrash, mbizotëron bluja
06/07 20:16
Shfaqja e parë pas pandemisë/ “Testamenti i ri” komedia franceze e viteve ‘30
30/06 19:58
“Mëhalla e grave”/ Libri më i fundit që sjell shkrimtari Kim Mehmeti
28/06 20:00
Qëndistarja e Beratit/ Albana Balla, prej 25 vitesh vazhdon traditën
27/06 20:01
Gjovalin Lazri, mjeshtër i madh/ Violonçelisti është vlerësuar nga Presidenti Meta
26/06 16:14
“Po vjen Trump”/ Publicisti Frrok Çupi prezanton librin e ri në Elbasan
26/06 13:09
Festivali letrar për të rinj/ Edicioni i gjashtë në kushtet e pandemisë
24/06 20:06
Karantina e Pëllumb Kullës/ Gjatë izolimit në Shqipëri krijoi “diktatura e Parasë”
23/06 15:42
Ekspozitë për pandeminë/ Punët e fundvitit të studentëve të arteve të bukura
22/06 19:56
Top News – Këngëtaja legjendare/ Vera Lynn vdes në moshën 103 vjeç
18/06 20:19
Libri i karantinës/ Dorëshkrime për dhimbjen, vdekjen, dashurinë dhe erosin
18/06 20:01
Aventura gjermane e Genc Mulliqit/ Ekspozon punimet e krijuara gjatë ditëve të karantinimit
16/06 20:05
Top News – Bukuri që të mahnisin/ Pamje me dron te “Syrit të Sheganit”
13/06 23:31
Tre kamberët e Kapexhiut/ Ekspozita me karikaturat e Ramës, Bashës dhe Veliajt
09/06 20:27
Çmimi i arkitekturës evropiane/ Për këtë vit nga Shqipëria do të nominohen 5 projekte
09/06 13:07