S’ka sinjale për takim LDK-VV, Osmani: Nuk duam shkarkimin e Glauk Konjufcës
17/01/2020 20:17

Lëvizja Vetëvendosje nuk do ta ftojë në takim tjetër Lidhjen Demokratike të Kosovës, pa e shqyrtuar kjo e fundit propozimin e dhënë nga Albin Kurti. Anëtarja e kryesisë, Arbërie Nagavci thotë se LDK-ja duhet t’i përgjigjet kësaj shkrese për të treguar se me cilat pozita nuk pajtohen. Gatishmëri për vazhdim të negociatave ka shprehur edhe nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani. Por, Osmani thotë se propozimet përmes shkresave zyrtare duhet të marrin fund dhe partitë t’i rikthehen tryezës së diskutimit. Osmani është shprehur se LDK-ja nuk do të ngrit peticion për shkarkimin e kryeparlamentarit, Glauk Konjufca, e as nuk duan shkarkimin e tij përmes partisë, dhe se në takimin e fundit me 8 janar kishin shprehur pëlqimin për përzgjedhjen. Por, situata e krijuar po e bind shoqërinë civile se asnjëra nga dy partitë nuk duan koalicion. Vetëvendosje për shkak të frikës së marrëveshjes finale me Serbinë, e LDK-ja për shkak të frikës se me këtë koalicion do ta fuqizojë LVV-në. Krijim sa më të shpejtë të Qeverisë, përveç qytetarëve dhe shoqërisë civile është duke kërkuar edhe bashkësia ndërkombëtare./Alberta Hashani/

Abdixhiku kërkon anulimin e projektit të ndërtimit në Liqenin e Badovcit
22/02 15:34
E qëlluan me vezë, LDK reagon për sulmin ndaj Hotit: Akt i ulët dhe i papranueshëm
22/02 14:30
Lajcak, i dërguari për Kosovën/ Diplomati sllovak propozohet zyrtarisht
22/02 12:35
“Të dielën mbyllni dyqanet”/ Kosovë, kundërshtohet vendimi i komunave
22/02 12:33
Lajm i hidhur për Kosovën, Xhamajka i mohon njohjen si shtet të pavarur
21/02 10:17
Xhamajka njeh Pavarësinë e Kosovës, njohja e parë që nga 2018
20/02 20:34
Osmani: Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, Trepça e paprekshme!
20/02 18:08
Kosovë/ Vendimet e Haradinajt, anulohen nga qeveria e re!
20/02 17:53
BE: Investime për Kosovën/ Premton hapjen e vendeve të reja të punës
20/02 15:47
Kurti për shkëmbimin e territoreve/ Kryeministri: Projekti dështoi, por ideja nuk ka vdekur
20/02 12:22
Prodhuesit në Kosovë kërkojnë tregje të përbashkëta
19/02 19:48
Cakaj në Kosovë: Jemi gati të zhbëjmë kufijtë
19/02 19:42
Bllaca e morri armën në polici/ Mbi 100 policë me probleme shëndetësore, përfshi edhe ato psikike
19/02 19:36
Kosova në “Berlinale”/ Përfaqësohet nga filmi “Exil” i Visar Morinës
19/02 16:25
Vucic: Nuk e përballojmë dot një luftë me Kosovën!
19/02 16:23
“Taksa ndaloi ndarjen e Kosovës”/ Vuçiç: Vendosur me përkrahjen e një vendi të fuqishëm perëndimor
18/02 19:41
Kërkesa e Osmanit: Unifikim në politikën e jashtme
18/02 19:32
Gjilan/ Policja shuan familjen e saj, vret prindërit e dy vëllezërit, vret edhe veten
18/02 19:17
Integrimi evropian/ Kosovë, partitë premtojnë bashkëpunim
18/02 18:12
Tragjedia në Kosovë/ Nxirren trupat e pajetë nga shtëpia në Gjilan
18/02 18:10