Rama: Viti 2020, i rindërtimit. Tri lagjet e reja në Tiranë, Durrës e Laç. 20 miliardë lekë nga buxheti
05/12/2019 19:28

Viti 2020 shpallet nga kryeministri Edi Rama si viti i rindërtimit pas pasojave shkatërruese të tërmetit të 26 Nëntorit. “Do të ndërtojmë një lagje të re në Durrës, Laç dhe tre në Tiranë, njëren tek “5 Maji”, një në “Kombinat” dhe e treta në “ish -uzinën e autotraktorëve”, tha Rama. Kryeministri nga foltorja e parlamenti foli me shifra konkrete se sa para të buxhetit të shtetit shkojnë për programin e rindërtimit. “Ne do ta programojmë procesin sikur të mos marrim asnjë lekë nga bota. Buxheti angazhon një fond afro 20 miliardë prej të cilave 13 miliardë janë lekë si transfertë nga të ardhurat buxhetore dhe 7 miliardë janë të ardhura nga donacionet e ndryshme, por e gjithë kjo pako e parë është një alokim fillestar”, tha ai më tej. Sipas kryeministrit i gjithë ky operacion masiv për të rikuperuar dëmet e tërmetit nuk prek parametrat e buxhetit. “ne nuk do t’i prekim parametrat kryesor të buxhetit vjetor, nuk do ta prekim ekonominë në funksion të rindërtimit, do të përdorim rindërtimin në funksion të ekonomisë. Ne nuk do marrim nga një anë e popullit dhe t’ia japim anës tjetër”, tha ai më tej. Shqetësimit të deputetëve të opozitës për vënien para përgjegjësisë të atyre që ndërtuan pa parametra kryeministri Edi Rama u dha këtë përgjigje. “Është fotografuar gjithçka, edhe para dhe mbrapa procesit, po bëhen dosjet gati. Të gjitha ndërtimet janë në proces hetimi”, tha Rama.

Top News- Policia aksion tek ‘Bankers Petroleum’, arrestohet CEO kinez dhe zyrtarë të kompanisë
02/07 22:45
Top Channel/ Kukësi në errësirë totale, ndërpritet energjia elektrike
02/07 22:43
Top Channel/ Gara me makinë për t’i ikur policisë! I riu i përfshirë në festën e çmendur në Astir
02/07 22:14
Top News- Policia në ndjekje të makinës luksoze/ S’iu bind urdhrit, kaos në rrugët e kryeqytetit
02/07 22:07
Top News- Protestojnë fermerët e shalqinit në Fier, ankohen për çmimin: Po shesim nën kosto
02/07 20:38
Top News – Ndryshime tek Ministria e Shëndetësisë. Ina Majko emërohet zv/ministre, zëvendëson Hykën
02/07 20:37
Top Channel/ Tentoi t’i shpëtonte policisë gjatë ndjekjes, i arrestuari shok i Aleksandër Sadikaj
02/07 20:11
Top Channel/ Vihet nën kontroll zjarri në landfillin e Elbasanit! Tymi toksik mbuloi zonën
02/07 19:54
Top Channel/ Dy viktima nga aksidentet! Humbin jetën një grua dhe një sllovak
02/07 19:52
Top Channel/ Ambasadori shqiptar në Londër sqaron shifrat: Ku mashtron Farage!
02/07 19:49
Top Channel/ Zhduket i moshuari në Malësi të Madhe, familjarët vendosin 50 mijë euro shpërblim
02/07 19:36
Top News- Dy viktima e katër të plagosur, përgjaken rrugët e vendit! Humb jetën dhe një turist
02/07 19:24
Top News – Rafting në lumin e Vjosës nga të apasionuarit e sporteve të ujit
02/07 19:14
Top Channel/ Shoku i Aleksandër Sadikajt tenton t’i shpëtojë policisë, me armë në makinë
02/07 18:55
Top Channel/ “Babai u afrua…”, shkrimi Neda Ballukut për ngjarjen tronditëse në Fier: Nuk doja…
02/07 18:54
Top News- Babai abuzoi seksualisht me të bijën/ Reagon Avokati i Popullit: Të hetohen institucionet
02/07 17:03
Top News – NATO ngre F16-at, alarm i kuq / Rusia, sulme me rreze të gjatë veprimi gjatë natës
02/07 15:59
Top News – Rusia ‘i shpall luftë’ Gjermanisë / Përdor platforma mediatike për të mbjellë pakënaqësi
02/07 15:55
Top Channel/ Zjarri në landfill vijon nga dje. Tymi toksik mbulon Elbasanin dhe fshatrat përreth
02/07 15:18
Top Channel/ Agjencia digjitale, aplikacioni ku mund të denoncohen shkeljet e policëve
02/07 15:17