Pranvera frankofone, krahas aktiviteteve me në qendër promovimin e kulturës frënge, këtë vit do të zgjojë një nga gjinitë disi të harruara: poezinë. Poetja dhe këngëtarja franceze Zabo do të çelë këtë shfaqje, duke sjellë më 14 mars një mbrëmje të veçantë me poezi të autorëve shqiptarë, të cilat do të recitohen në gjuhën frënge.