Përplasja e fortë për energjinë/ Shqipëria kundërshton raportin negativ të sekretariatit të energjisë
18/12/2019 19:50

Si asnjëherë më parë prezantimi i raportit vjetor nga sekretariati i energjisë në komisionin e veprimtarive u shndërrua në një beteje frontale mes ministres së energjisë Belinda Balluku dhe shefit të këtij institucioni Janek Kopac. Baluku: Ju zoti nuk mund te thoni qe Shqipëria ka bërë regres kur ne bëmë një gjë që kishte tre vjet që rrinte pezull Kopac: Çdo gjë e shkruar këtu është rezultat i një punë vlerësuese shumë strikte që është bërë nga sekretariati dhe janë rreth 45 ekspertë që kanë punuar për këtë raport, ku gjithsecili ka punën e tij specifike. këta ekspertë kanë kontaktuar me antarë të grupeve të përhershëm kanë kontaktuar me ministritë përkatëse disa herë për të gjithë informacionin që është përdorur. Sekretariati e klasifikoi Shqipërinë si vendin e vetëm në rajon që këtë vit ka shënuar regres me reformën e energjisë. Një nga kritikat në raport ishte zvarritja prej një viti e parkut diellor të akërnisë Balluku: Unë vij nga fusha e Pr, por ju nuk mund të na thoni ne se kë kontratë të nënshkruajmë dhe kë jo dhe kë drejtorë të shkarkojmë dhe kë jo……, Kopac: Në shkencën e PR-it thonë që nëse e përsërit një gënjeshtër disa herë ajo bëhet e vërtetë. ajo që ne kemi shkruar për këtë kontratë është se na duket shqetësuese që një vit pas tenderit nuk është bërë asgjë. Të mbash një vit pezull një tender nuk është mirë. ose shfuqizojë ose finalizoje. pra duhet të bëni diçka, por jo prit prit prit. Investitorët kanë nevojë për stabilitet. Balluku e akuzoi sekretariatin për qëndrim të njëanshëm në raport, e madje edhe për mungesë transparence Balluku: Pse nuk na e dërguat draftin paraprak. Por Kopac tha se drafti i raportit është dërguar dhe ministria ka heshtur, Sigurisht unë do të isha shumë i lumtur që ta ndanim këtë raport paraprakisht me palën shqiptare por do të isha shumë i lumtur që të merrja ndonjëherë përgjigje nga ju sepse përfaqësuesi i ministrisë tuaj në takimin e përhershëm të nivelit të lartë është gjithmonë i heshtur. Kjo është hera e parë kur qeveria konteston raportin e sekretariatit të komunitetit haptazi në publik.

Top Channel/ Stop bulmetit pa faturë, ekspertët: Nismë e mirë sepse rriten të ardhurat në shtet
13/07 20:12
Top Channel/ Inflacioni arrin në 2.4%, INSTAT: Ndikoi rritja e çmimeve te ushqimet dhe pijet
08/07 19:51
Top Channel/ Biznesi, qeveria ndryshon strategji, më shumë para për inovacionin e ndërmarrjeve
07/07 19:48
Top Channel/ Koha e duhur për kredi? Ekspertët: Ulja e normës së interesit do të nxisë huamarrjen
03/07 19:53
Top Channel/ Vendimi i papritur! BSH ul normën bazë të interesit pas shumë kohësh
02/07 20:02
Top News – BSH ul normën bazë të interesit. Vendimi për t’i paraprirë efekteve në inflacion e konsum
02/07 19:45
Top Channel/ Sejko: Ruajmë stabilitetin! Ja pse e ndryshuam normën e interesit
02/07 19:41
Top Channel/ Si të përfitohen dy pensione, kreu i ISSH shpjegon përfitimet për shqiptarët
02/07 15:12
Top Channel/ Jo më kredi pa limit! Hyn në fuqi vendimi i bankës: 85% për kreditë në lekë
01/07 19:59
Top Channel/ Euro bie në 98 lekë, në tre muaj, BSH tërhoqi nga tregu valutor 33 mln euro
30/06 15:20
Top Channel/ Përse shtrenjtohen frutat? Shumica e fitimit i mbetet tregtarëve
25/06 19:55
Top Channel/ Buxheti u ndryshua për sigurinë kibernetike dhe infrastrukturën, thotë Ministri
23/06 20:47
Top Channel/ Transporti, protestë e punonjësve, kërkojnë kushte më të mira
20/06 19:59
Top Channel/ Parajsa e të huajve të pakualifikuar! Bizneset në Shqipëri ankohen për punëtorët
20/06 19:56
Top Channel/ Vetëm 1 në 6 turistë akomodohet! Ekspertët: Zgjedhin hotelet në rajon
17/06 19:58
Top Channel/ Suficiti arrin 412 mln euro, më shumë para në arkën e shtetit gjatë 5 muajve
17/06 19:55
Top Channel/ Linja e interkonjeksionit, gati me RMV! Përshpejtohen projektet energjetike
16/06 19:53
Top News- Lista e pagave për sektorin e turizmit, nga pastruesi peshkut e deri te agjentët turistikë
14/06 11:37
Top News – Shteti udhëheq rritjen e pagave. Sektori privat reziston, bujqësia më e keqpaguara
11/06 18:33
Top Channel/ Rriten të ardhurat nga emigrantët , në tre muaj dërguan 251 mln euro
10/06 19:49