Netët e Poezisë; Mblidhen në Korçë 30 autorë nga rajoni
11/06/2018 15:32

“Netët Korçare të Poezisë” bashkuan 30 poetë nga Shqipëria dhe vendet e rajonit. Pas dy mbrëmjeve poetike, ku janë prezantuar krijimet e poetëve të njohur ballkanas, poeti dhe publicisti i njohur Luan Rama ka fituar çmimin “Kurora e Poezisë”.