Ndahet nga jeta në moshën 27-vjeçare njeriu më i shkurtër në botë!
18/01/2020 16:58

Burri me i shkurtër në botë nuk ka arritur të jetojë më shumë se 27 vite. Nepalezi Khagendra Thapa Magar, i cili ishte vetëm 67.08 centimetra i gjatë, vdiq prej komplikacioneve nga pneumonia. “ Kishte kohë që hynte e dilte nga spitali, por këtë radhë, i ishte prekur dhe zemra. Nuk ia doli dot”, tha i vëllai për AFP-në. Magar u shpall për herë të parë në 2010-tën si burri më i shkurtër në botë, pak pas ditëlindjes së tij të 18-të. Por titullin do ta humbiste më vonë për shkak të një tjetër nepalezi, Chandra Bahadur Dangi, që ishte vetëm 54.6 centimetra. Vetëm pas vdekjes së Dangit në 2015-tën, arriti ta rifitonte sërish statusin e tij. “Kur lindi, ishte aq i vogël sa mund ta mbaje në pëllëmbën e dorës. Ishte shumë e vështirë ta laje, sepse ishte aq i vogël”, thotë i ati Roop Bahadur. Si mbajtës i rekordit Guinness për burrin më të shkurtër në botë që mund të ecë, 27-vjeçari udhëtoi në më shumë se një duzinë vendesh nëpër botë e është thirrur në mjaft programe televizive në Europë e Shtetet e Bashkuara. “Na erdhi tmerrësisht keq kur mësuam se Khagendra nuk është më me ne”, tha Craig Glenday, kryeredaktor i rekordeve botërore Guinness. “Jeta mund të jetë shumë sfiduese kur je vetëm 6 kilogramë, dhe nuk e gjen dot vendin tënd në një botë të ndërtuar për njerëz me të tjera përmasa. Por Khagendra padyshim nuk e la trupin e tij të vogël që ta pengonte për të pasur një jetë të mirë”, ka shtuar ai. Magar ishte kthyer në fytyrën zyrtare të fushatës nepaleze të turizmit, që e përshkruante si njeriun më të vogël në botë me shtëpinë në majën më të lartë të globit, në malin Everest.

Top Channel/ Erdogan viziton SHBA-në, i pari takim me Biden president në Shtëpinë e Bardhë!
29/03 15:07
Top News/ Pendohet pas 26 vitesh ‘Sandokani’ / Bosi i Camorra-s, ruajtësi i sekreteve të mëdha
29/03 15:05
Top News/Natë zjarri, avionët e NATO-s në aksion/Alarm në Poloni, ngre F16-at pas sulmeve në Ukrainë
29/03 14:33
Top News/ Ushtria britanike lejon mjekrat e mustaqet / Ka probleme me rekrutimin, ndalim ‘qesharak’
29/03 14:27
Top News/ Rusia shpëton Korenë e Veriut / Vendos veton në OKB, bllokon monitorimin e sanksioneve
29/03 14:25
Top News/Lufta te pragu, Evropa nuk është gati! Paralajmëron kryeministri polak:Kërcënimi është real
29/03 14:24
Top News/ Turistët, 1 milionë euro në shatërvanin e Trevit çdo vit / Itali, çfarë ndodh me monedhat?
29/03 14:15
Top Channel/ Aksidenti i rëndë! Autobusi bie nga ura, 45 të vdekur në Afrikën e Jugut
29/03 14:05
Top Channel/ Vezë të zbukuruara, lepuj çokollate: Gjermania përgatitet për Pashkët!
29/03 12:11
Top Channel/AP: Mbi 1000 të vrarë nga policia amerikane pa përdorimin e armëve!
29/03 12:10
Top News/ Erdogan në SHBA për të marrë F16-at / ’Historike’, pritet nga Biden në Shtëpinë e Bardhë
29/03 11:33
Top News/ Lajçak, ‘lamtumirë’ dialogut Kosovë-Serbi / Nga shtatori, ambasador i BE-së në Zvicër
29/03 11:26
Top News/ Rusia ‘sulmon’ Rumaninë anëtare të NATO-s / Fragmente droni në fshatin në kufi me Ukrainën
29/03 11:14
Top News/ Një ‘çerdhe’ e Rusisë në mes të NATO-s / Çeki, rrjet propagande i financuar nga Moska
29/03 10:56
Top Channel/“Uria në Gaza, krim lufte”: GJND urdhër Izraelit: Hapni vendkalime tokësore për ndihmat!
29/03 10:47
Top Channel/ Greqia ‘shkundet’ nga dy tërmete të njëpasnjëshme
29/03 10:45
Top News/ Shkatërron hidrocentrale e termocentrale / Raketat e dronët rusë lënë Ukrainën në terr
29/03 10:39
Top News/ Gjermania ‘përgatitet’ për Rusinë / Lufta hibride, Berlini merr masa kundër ndikimit rus
29/03 09:25
Top Channel/ “Plas lufta” në burgjet e Ekuadorit! Shkaktohen trazira, qindra të vrarë në pak kohë
28/03 22:56
Top News/ Tre Presidentë bëhen kundër Trump, superfushatë fondesh për Biden
28/03 22:30