MPJ mohon tërheqjen e njohjes nga Gana, kritikon mediat
12/11/2019 19:55

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka deklaruar se nuk është e vërtetë që Gana ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës. “Ministria e Punëve të Jashtme është në komunikim të rregullt me ambasadat e Ganës në qendra të ndryshme të botës, dhe asnjëra prej tyre nuk kane asnjë informacion në lidhje me pretendimin e ministrit serb Ivica Daqiq”, thuhet në reagimin e MPJ-së. MPJ thotë se është e habitshme se si disa media, edhe në Kosovë, transmetojnë të pavërteta të servuara nga institucionet e Serbisë dhe përmes “fake news” domosdo i shkaktojnë dëm Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj. “Gazetarët kanë kapacitet për të kuptuar seriozitetin e shtetit dhe betejat diplomatike me të cilat ballafaqohet Republika e Kosovës, andaj në këtë pikë duhet të tregohen shumë më të kujdesshëm dhe më profesionistë në mënyrë që të mos bien pre e propagandës serbe e cila nga Beogradi zyrtar prezantohet si lajm”, vijon reagimi. Madje, Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës fton të gjitha mediat në Kosovë dhe jashtë saj që të verifikojnë më shumë se njëherë secilin lajm për Kosovën i cili prodhohet në Serbi. “Metodat e mirënjohura dhe të bazuara në shembuj të tjerë që po i përdorë Daçiq me lobuesit e tij me histori të dyshim kriminale, janë në proporcion të zhdrejtë me politiken paqësore rajonale, paqen dhe harmoninë në mes shteteve”, thuhet në reagimin e MPJ-së.

Top Channel/ “Kërcënimi me bombë, nga Serbia”! Kosova identifikon autorin që alarmoi deputetët
06/07 20:12
Top News- Krijim i institucioneve apo zgjedhje? Kosova në bllokadë politike, cilat janë alternativat
06/07 15:41
Top News – Kosova pa stadium kombëtar / Ideja është lënë në harresë, ‘çështje krenarie’
06/07 15:36
Top News – Askush nuk do lindje natyrale…Kosovë, zgjidhet operacioni pavarësisht rreziqeve
06/07 15:32
Top News – U kërcënua Kuvendi i Kosovës / Reagon Sveçla: Numri ka lidhje me Ratko Mlladiç
06/07 15:11
Top Channel/ Kosova, nga dështimi në dështim. Kuvendi s’konstituohet as pas seancës së 42-të
05/07 22:43
Top Channel/ E konfirmon Prokuroria: Alarmi në Kuvendin e Kosovës për bombë, ishte i rremë
05/07 21:38
Top News- Policia largon deputetët/ Kosovë, kërcënimi me bombë shtyn seancën e Kuvendit
05/07 15:05
Top News – Të zënë me sherrin në Kuvend. Kosovë, partitë ‘harrojnë’ zgjedhjet vendore
05/07 15:04
Top Channel/ Bomba në Kuvend, panik mes deputetëve në Kosovë: Kërcënimi u bë në anglisht!
05/07 14:40
Top News- Alarm për bombë në Kuvendin e Kosovës? Evakuohen deputetët
05/07 12:59
Top Channel/ I fshehtë apo i hapur, ngërçi i votimit në Kosovë: Kjo është çështja!
05/07 12:01
Top Channel/ Kisha Ortodokse e Kosovës ia kthen OSBE-së: Kryepeshkopi yne nuk hyri “në kishë serbe”!
05/07 11:53
Top News- Pas PDK, edhe LDK kërkesë Kushtetuses/ ‘LVV nuk po respekton vendimin e 26 qershorit’
04/07 16:34
Top Channel/ Osmani: Lejohet votimit i fshehtë por duhet konsesus për këtë!
04/07 15:08
Top News- Osmani ultimatum deputetëve/ ‘Pasoja juridike, nëse s’ka konstituim brenda 30 ditëve’
04/07 13:54
Top News- Vijon seria e dështimeve në Kuvend/ PDK-ja i drejtohet Gjykatës Kushtetuese
03/07 22:00
Top News- I nxehti ekstrem vjen në Kosovë, autoritetet ‘frikë’ nga temperaturat e larta
03/07 20:27
Top Channel/ Kosova, sytë nga Kushtetuesja! Opozita kundër votimit të fshehtë
03/07 19:54
Top News-Vatra e parë e murtajës në Kosovë/ Karantinohet ferma në Prizren, autoritetet shtojnë masat
03/07 17:57