“Ligji për shqipen, kushtetues”/ Presidenti Pendarovski reagon pas opinionit të Komisionit të Venecias
18/12/2019 20:12

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka mbrojtur ligjin për përdorimin e gjuhëve për të cilin raporti i Komisionit të Venecias kishte vërejtje të shumta. Në fjalimin e fundvitit të Kuvendit maqedonas, Pendarovski tha se pavarësisht vërejtjeve, Komisioni i Venecias nuk kishte dalë me qëndrimin se ligji është antikushtetues dhe se dispozitat e tij madje janë më të larta se ato të konventave ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë e njeriut. Por, ai nënvizoi vështirësitë që mund të rezultojnë në zbatimin e tij në praktikë, sidomos në gjyqësor, e kjo ishte dhe një nga vërejtjet kryesore të Komisionit të Venecias. “Juristët e lartë evropianë me të drejtë thonë se shteti ynë në këtë moment nuk ka kapacitet dhe resurse që t’i zbatojë këto standarde në proceset gjyqësore dhe drejtuese. Me fjalë të tjera, çfarë fitohet nga ligji nëse dispozitat e tij mbeten vetëm në letër”, ka deklaruar Pendarovski. Ai kritikoi edhe zhvillimet në gjyqësor duke kërkuar përgjegjësi për secilin që me pagë shtetërore ka arritur të bëhet milioner. “Jemi shtet i pavarur prej gati tre dekadash, por ende asnjë politikan i lartë apo afarist i pasuruar brenda një nate nuk ka përfunduar prapa hekurave, në një kohë kur aty duhej të përfundonin më shumë se një. Perceptimi te qytetarët është se vetëm përgjegjësia rëndon vetëm mbi të varfërit dhe njerëzit që nuk kanë lidhje me pushtetin”, theksoi presidenti maqedonas.

Top News – Vuçiç, raprezalje natën. Policia shpërndan me dhunë protestuesit në Serbi
03/07 12:19
Top Channel/ Vuçiçi humbet qetësinë: Policia rreh egërsisht protestuesit në Beograd!
03/07 11:35
Top News – Flakët djegin Kretën. Zjarr masiv në ishull, zhvendosen mijëra persona
03/07 11:27
Top News- Operacion antidrogë në Greqi/ Shkatërrohet rrjeti kriminal greko-shqiptar
03/07 10:45
Top News- Beogradi në ‘bllokadë’ prej 4 ditësh/Vazhdon mosbindja civile, dhjetëra persona të ndaluar
02/07 15:21
Top News- Vuçiçit s’i pëlqejnë urat e Kurtit /Ankohet në BE, ‘po ndërtohen pa miratimin tonë’
02/07 14:29
Top News- Takimi ‘i gjatë’ me Von der Leyen/ KE mohon deklaratën e Vuçiç: U takuan rastësisht
02/07 12:23
Top News- ‘Do të arrestoheni të gjithë’/ Vuçiç nxjerr ushtrinë në rrugë kundër studentëve
02/07 11:08
Top News – Serbia, ‘djepi i vampirëve’ / Fshati serb në kërkim të famës dhe turistëve
30/06 15:46
Top News – Revolucion me ngjyra në Serbi / Rusia i del në krah Vuçiçit: Përpjekje për ta rrëzuar
30/06 15:18
Top Channel/ Banjska, të akuzuarit “shumë pranë Vuçiçtit”, Kurti: E shihni që patëm të drejtë?!
30/06 14:56
Top News- Kurti i rikthehet ‘Banjskës’/ Drejton gishtin nga Vuçiç si organizator i sulmit
30/06 14:50
Top News- Milionat e BE për rritjen/ Marta Kos mbledh në Shkup udhëheqësit e Ballkanit
30/06 13:17
Top Channel/ Marta Kos në Shkup: Liderët e Ballkanit mblidhen për Planin e Rritjes!
30/06 11:52
Top Channel/ “Nuk ka dorëzim”, protestat në Serbi, flamur me hartën e Kosovës – hiqen barrikadat!
30/06 10:49
Top Channel/ Tronditet Vuçiçi! Serbët të gjithë në protestë kundër tij
28/06 22:59
Top News- Vlon Serbia, protesta pro dhe kundër Vuçiç…studentët s’bëjnë pas
28/06 21:23
Top News – Serbët festojnë humbjen. 17 të shoqëruar në Gazimestan, provokuan me slogane
28/06 21:06
Top Channel/ Serbët mblidhen në Gazimestan, policia ndalon një qytetar
28/06 15:04
Top News- Festa e ‘Vidovdanit’ në Gazimestan, serbët shpërthejnë në brohorima
28/06 14:15