Kritika ndaj Mitsotaqis/ Opozita greke kundër vendimeve të qeverisë së re
13/07/2019 14:30

Opozita greke ka reaguar fuqishëm ndaj veprimeve të para të qeverisë së re konservator, të Kyriako Mitsotakis, një prej të cilave ishte publikimi i qarkores, me anë të së cilës Ministri i Punës, Janis Vroutsis anulloi dhënien e Numrit të Regjistrit të Sigurimeve Shoqërore (AMKA) tek emigrantët, refugjatët, azilantët dhe fëmijët e pashoqëruar të ardhur nga vendet e treta.