KED 2020 në rrezik! Gjykata e Lartë s’ka më anëtar tjetër nëse ndaj Dvoranit ka ndjekje penale
19/11/2019 19:45

Pas dorëzimit të tre kallëzimeve në tre prokurori, tashmë fati i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi që ka mandat deri në datën 31 dhjetor 2019 varet krejtësisht nga organi i akuzës. Por jo vetëm fati i kësaj KED, por edhe i KED së katërt që do ngrihet, e cila zgjidhet përmes shortit në datën pesë dhjetor dhe nis nga funksionimi në janar 2020. Ligji i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi imponon ndalimin e pjesëmarrjes në KED ndaj çdo anëtari ndaj të cilit ushtrohet ndjekje penale. Thënë ndryshe , në rast se regjistrohet ndjekje penale ndaj kreut te emërimeve në drejtësi, ai automatikisht nuk mund të shortohet, edhe për Këshillin e ri të emërimeve që pritet të ngrihet për mandatin e ardhshëm një vjecar. por nga ana tjetër sikundër dihet , Ardian Dvorani drejton Këshillin e Emërimeve në Drejtësi për shkak të funksionit që ai kryen si anëtar i Gjykatës së Lartë, i ngelur vetëm pas procesit të vettingut. Zoti Medi Bici, një tjetër anëtar i gjykatës së lartë, i konfirmuar në detyrë ushtron kompetencat në këshillin e lartë gjyqësor dhe siç thonë burime të sigurta të Top Channel KLGJ nuk e ka dërguar emrin e tij për t’u shortuar. Por ndërkohë ligji kërkon që kreu i KED të jetë anëtar i Gjykatës së Lartë . Që do të thotë se Ardian Dvorani ngelet vetëm dhe sërish në garë si emri potencial dhe i vetëm për të drejtuar KED edhe për mandatin e ardhshëm. dhe për shkak se juristët janë mjeshtra të leximit të ligjit në disa dimensione , pritet që edhe togfjalëshi “ndjekje penale” të lexohet në disa kuptime. Por kuptimin e parë pritet t’Ia marrim në ditët e para të dhjetorit, për të parë do hidhet apo jo shorti për të zgjedhur KED 2020.

Top News- Policia aksion tek ‘Bankers Petroleum’, arrestohet CEO kinez dhe zyrtarë të kompanisë
02/07 22:45
Top Channel/ Kukësi në errësirë totale, ndërpritet energjia elektrike
02/07 22:43
Top Channel/ Gara me makinë për t’i ikur policisë! I riu i përfshirë në festën e çmendur në Astir
02/07 22:14
Top News- Policia në ndjekje të makinës luksoze/ S’iu bind urdhrit, kaos në rrugët e kryeqytetit
02/07 22:07
Top News- Protestojnë fermerët e shalqinit në Fier, ankohen për çmimin: Po shesim nën kosto
02/07 20:38
Top News – Ndryshime tek Ministria e Shëndetësisë. Ina Majko emërohet zv/ministre, zëvendëson Hykën
02/07 20:37
Top Channel/ Tentoi t’i shpëtonte policisë gjatë ndjekjes, i arrestuari shok i Aleksandër Sadikaj
02/07 20:11
Top Channel/ Vihet nën kontroll zjarri në landfillin e Elbasanit! Tymi toksik mbuloi zonën
02/07 19:54
Top Channel/ Dy viktima nga aksidentet! Humbin jetën një grua dhe një sllovak
02/07 19:52
Top Channel/ Ambasadori shqiptar në Londër sqaron shifrat: Ku mashtron Farage!
02/07 19:49
Top Channel/ Zhduket i moshuari në Malësi të Madhe, familjarët vendosin 50 mijë euro shpërblim
02/07 19:36
Top News- Dy viktima e katër të plagosur, përgjaken rrugët e vendit! Humb jetën dhe një turist
02/07 19:24
Top News – Rafting në lumin e Vjosës nga të apasionuarit e sporteve të ujit
02/07 19:14
Top Channel/ Shoku i Aleksandër Sadikajt tenton t’i shpëtojë policisë, me armë në makinë
02/07 18:55
Top Channel/ “Babai u afrua…”, shkrimi Neda Ballukut për ngjarjen tronditëse në Fier: Nuk doja…
02/07 18:54
Top News- Babai abuzoi seksualisht me të bijën/ Reagon Avokati i Popullit: Të hetohen institucionet
02/07 17:03
Top News – NATO ngre F16-at, alarm i kuq / Rusia, sulme me rreze të gjatë veprimi gjatë natës
02/07 15:59
Top News – Rusia ‘i shpall luftë’ Gjermanisë / Përdor platforma mediatike për të mbjellë pakënaqësi
02/07 15:55
Top Channel/ Zjarri në landfill vijon nga dje. Tymi toksik mbulon Elbasanin dhe fshatrat përreth
02/07 15:18
Top Channel/ Agjencia digjitale, aplikacioni ku mund të denoncohen shkeljet e policëve
02/07 15:17