Katër prokurori hetojnë ndërtimet/ Në kërkim të ekspertëve për këqyrjen e objekteve para shkatërrimit
06/12/2019 19:36

Katër prokurori janë në kërkim të ekspertëve të ndërtimit, të cilët duhet ti bashkëngjiten grupeve që pas tërmetit të 26 nëntorit, po hetojnë për veprat e ndërtimit të paligjshëm dhe shpërdorimit të detyrës. Deri më tani prokurorisë së Durrësit i janë bashkangjitur dy specialistë nga instituti i ndërtimit që janë përfshirë në këqyrjet e objekteve përpara se ato të shkatërrohen në formë të telekomanduar. Por ndërkohë të njëjtën nevojë për ekspertë të posaçëm ka edhe prokuroria e Krujës, e Laçit, Tiranës. Ndërkohë siç mëson Top Channel edhe prokuroria e Kavajës ku janë evidentuar disa ndërtesa të dëmtuara nga tërmeti i datës 26 nëntor i kërkon bashkisë që të vendosë në dispozicion listën e objekteve, tek të cilat do ndërhyhet dhe për të cilat synohet të zhvillohen këqyrjet e vendngjarjeve. Nga ana tjetërsipas burimeve shtatë prokurorë në Durrës janë ndarë në dy grupe, njëri prej të cilëve po heton si një të vetme shtatë referimet e shembjes nga tërmeti të shtatë ndërtesave nga rrënojat e të cilave u shkaktuan viktima. Në një të vetëm janë bashkuar fashikujt e shembjes së ish Vila Palma, Mira Mare, Kavalishensës, Ish-Tropikalit, gjashtë katëshit pranë stadiumit, ndërtesës katër kateshe të familjes Lala dhe godina tek zona e “Dy Gjelave”. Grupi i dytë po heton listën e mëse 70 godinave që do shemben pasi konsiderohen të rrezikshme, ndërkohë të njëjtën procedurë po ndjek edhe prokuroria e Krujës, e cila sikurse kolegët ka urdhëruar sekuestrim në hipotekë dhe prefekturë të dokumentave, por edhe të procesverbaleve të konstatimit në këto ndërtesa pas tërmetit të datës 21 shtator.

Top Channel/ Pashkët ortodokse, besimtarët në Elbasan kremtojnë të Premten e Zezë
03/05 22:11
Top Channel/ Besimtarët ortodoksë në Lushnjë kremtojnë të Premten e Zezë!
03/05 22:11
Top News/ Vdes 50-vjeçari në aksident. Durrës, makina merr para biçikletën dhe motorin
03/05 20:18
Top News/ Makina merr para motorin dhe biçikletën, humb jetën 50-vjeçari në Durrës
03/05 19:43
Top Channel/ Qeveria parashikoi të ulë detyrimin për të punuar në Shqipëri, studentët kundër sërish
03/05 19:37
Top News/ Ish-drejtorët e Bashkisë mbeten në burg. Dosja ‘5D’, GJKKO nuk pranon ankimimin
03/05 18:44
Top Channel/ Tapë në timon, mbrojtësi i Juves shtang policinë. Gjatë kontrollit rezultoi se…
03/05 18:12
Top News/ Kastrati Group investime të mëdha në TIA/ Performanca më e mirë në transportin ajror
03/05 17:54
Top Channel/ Toka e sekuestruar në Himarë, ish deputeti i PS pyetet sërish në SPAK
03/05 17:36
Top Channel/ Kina nis për herë të parë një sondë në hënë, misioni i parë mostërmbledhës
03/05 17:33
Top News/ Aksidentoi rëndë punonjësen e Top Channel, i dehur e kundërvajtje, por gjykata e liron
03/05 16:47
Top Channel/ Basha akuzon Manjën për HIPOKRIZI: Shkon në SPAK duke thënë luftoni korrupsionin
03/05 16:13
Top Channel/ “Studentët vijnë në Tiranë, por banimin e kanë në vendlindje”,propozimi për Kodin Civil
03/05 16:01
Top Channel/ Shërbimet e gjendjes civile, online! Balla: Së pari duhet të plotësojmë kuadrin ligjor
03/05 16:00
Top Channel/ “Masa shtesë për mosdeklarim vendbanimi”, propozimet ligjore për sistemin e adresave
03/05 16:00
Top Channel/ “Kur martesa rezulton e rreme”, Balla: Kush ndryshon mbiemrin për t’i shpëtuar ligjin…
03/05 16:00
Top Channel/ Emigrantët kthehen për pashkët/ Fluks në rritje në pikat e kalimit kufitar me Greqinë
03/05 15:31
Top Channel/ Vdes e vetme në varfëri. Lezhë, gruaja jetonte në konvikt, në trup nuk iu gjetën shenja
03/05 15:27
Top Channel/ Aksidenton i dehur, por lirohet/ Skandali në Gjykatë. 26-vjeçarja në gjendje të rëndë
03/05 15:26
Top Channel/ Stuhi breshëri në Elbasan/E premtja mbyllet me vranësira, të dielën pritet sërish diell
03/05 15:23