Hiqte skelete njerëzore me lopatë! I mbijetuari i holokaustit shokon me rrëfimin tronditës
07/12/2019 20:44

I mbijetuari i holokaustit, Josef Lewcowicz rrëfeu për “The Sun” se si ishte vetëm 14 vjeç kur iu caktua puna e tij e parë, heqja me lopatë e skeleteve të njerëzve në kampin e tmerrshëm të përqendrimit në Płaszów. Ky moment do të shënonte fillimin e tre viteve që ndryshuan një herë e përgjithmonë jetën e adoleshentit polak, periudhë kjo përgjatë së cilës u dërgua në 5 kampe brutale ku pa, siç thotë, të burgosur të uritur të vrisnin, copëtonin e hanin një djalë të vogël dhe roje mizore që detyronin njerëzit të hidheshin nga shkëmbinjtë. Makthet e përjetuara asokohe e përndjekin edhe sot Josefin, të cilit nazistët i vranë të gjithë pjesëtarët e familjes. “Kam parë aq shumë mizori”, thotë ai. “Rrahje, vrasje, varje, një egërsi që arrinte deri në atë pikë sa nuk bënte më përshtypje”, shton 93-vjeçari në rrëfimin e tij për “The Sun”. Josef nuk e fsheh tronditjen që i shkakton rritja e antisemitizmit sërish nëpër botë. Problemi vjen si nga ekstremi I djathtë, ashtu edhe nga ai i majtë. Vitin e kaluar, fyerjet ndaj hebrenjve në Francë janë shtuar në masën 74%, ndërsa në Gjermani u rritën më 60% sulmet e dhunshme ndaj tyre. Holokausti duket po zbehet nga kujtesa, dhe Josef thotë se e tregoi historinë e tij të tmerrshme me shpresën që kështu të japë ndihmesën e tij, që e vërteta e tmerrshme të mos humbasë, por të ruhet e gjallë edhe për brezat që do të vijnë.

Top Channel/ Nis gjyqi për Donald Trump, i pari proces penal kundër një ish-presidenti amerikan
15/04 22:58
Top Channel/ Micotaqis përdor Belerin për vota, e fut në listën e kandidatëve për eurodeputet
15/04 22:41
Top News/ Izraeli paralajmëron hakmarrje, diskuton mundësitë për t’iu përgjigjur Teheranit
15/04 22:32
Top News/ Sulmi i Iranit ndaj Izraelit, SHBA: Dështim spektakolar dhe i turpshëm
15/04 21:57
Top News/ Ndizet flaka e lojërave Olimpike në Greqi, zbardhen detajet e organizimit
15/04 21:56
Top News/ Pas Iranit sulmon Hezbollah, plagosen katër ushtarë izraelitë
15/04 21:00
Top News/ Izraeli nuk trembet nga Irani, tregon dhëmbët dhe vijon luftën në Gaza
15/04 19:26
Top Channel/ Meghan Markle “nuk duron dot” fansen e Harryt, nga xhelozia nuk e lejon të bëjë foto
15/04 19:26
Top Channel/ Shkatërrohet grupi shqiptar i kontrabandës së parave!Mijëra £ të sekuestruara, skema…
15/04 19:10
Top News/ Lidhja me pornostaren i kushton fushatën, gjyqi penalizon Donald Trump
15/04 18:37
Top News/ Plas grushti në Parlament/ Gjeorgji, deputetët përleshen me njëri-tjetrin
15/04 18:04
Top Channel/ Debate në kabinetin e luftës së Izraelit!S’po vendosin si t’i përgjigjen sulmit iranian
15/04 17:16
Top News/ Si do të hakmerret Izraeli ndaj Iranit? Kabineti i luftës nuk ka pajtim, po mendon pasojat
15/04 13:32
Top News/ Ne nuk pijmë bar në Gjermani! Scholz siguron studentët kinezë: Mund të vini
15/04 13:16
Top News/ Rrëzohet helikopteri në mes të qytetit / Tre viktima në aksident, nuk u rrezikuan banorët
15/04 13:05
Top News/ Kujdes! Rrezik në qiejt e Izraelit e Iranit…Agjencia Evropiane e Aviacionit këshillon
15/04 12:56
Top Channel/ KiE diskuton për aplikimin e Kosovës/ Pritet votimi për raportin e Dora Bakoyannis
15/04 12:07
Top News/ ‘Kamikazët’ e frikshëm të Iranit / ’Mund të bëjnë kërdinë…’, sa i madh është arsenali
15/04 11:43
Top Channel/ “Garda Revolucionare të shpallet organizatë terroriste”, Guterres thirrje për qetësi
15/04 11:42
Top News/ SHBA nuk do të sulmojë Iranin! Biden ‘braktis’ Izraelin: Ne, jo pjesë e hakmarrjes
15/04 11:33