Greqia ul ndjeshëm tarifat për lejet e qëndrimit të emigrantëve
05/06/2018 11:57

Parlamenti grek ka filluar diskutimin dhe voton në ditët në vijim një amendament të depozituar së fundmi nga Ministria e Politikave të Emigracionit, që propozon uljen e tarifave të lejeve të qëndrimit të emigrantëve të huaj në masën mbi 50%, duke favorizuar në këtë mënyrë edhe qindra mijëra emigrantë shqiptarë.