Globalizohen “Kaptaan Chappal”, Louboutin frymëzohet nga kultura pakistaneze
23/04/2019 21:13

I famshëm për shollët e kuqe të këpucëve të tij me taka, frymëzimin e sandaleve të veta më të fundit, stilisti francez Christian Louboutin e ka marrë nga një zonë fisnore kufitare në Pakistan, duke nxitur pretendimet pozitive të një afrimi të kulturave.