Fituesi i “Sanremo”-s merr “Çelësin e Qytetit”
01/06/2018 15:22

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti sot në një takim të veçantë fituesin e Sanremos, këngëtarin shqiptar Ermal Meta, i cili së bashku me disa nga artistët më të mirë të skenës kombëtare, do të sjellë sot në mbrëmje një eksperiencë të paharrueshme në Sheshin “Skënderbej”.