Akuzohej për nxitje dhune e urrejtjeje, shpallet i pafajshëm mitropoliti grek
17/03/2018 12:15

Një gjykatë greke ka nxjerrë të pafajshëm mitropolitin e Kalavritës dhe Egaleos, Amvrosios, pas akuzave të ngritura ndaj tij për një publikim që ka bërë në blogun personal në dhjetorin e vitit 2015.