Ajvari i famshëm i Ballkanit, disa shtete në “luftë” për origjinën
16/07/2019 16:22

Produkti më i famshëm nga speci i kuq në Ballkan, është ajvari. Në pjesë të ndryshme të rajonit, për breza me radhë ai ka qenë i pandashëm nga tryeza sidomos në dimër. Në Leskovac, në jug të Serbisë, ajvari i prodhuar nga vendasit është i famshëm për shijen e tij.