71% e shqiptarëve nuk kursejnë, 27% e mbyllin muajin me shumë vështirësi
06/11/2019 19:56

Shoqata Mikrofinanca Shqiptare realizoi një anketim që dha këto rezultate, 27% e shqiptarëve me zor e mbyllin muajin dhe nuk kanë para mjaftueshëm për ushqime. Kjo e rendit Shqipërinë në pozicionin më të keq, krahasuar me vendet e rajonit. Gati 71% e të anketuarve deklaruan se nuk kursejnë dot, nuk heqin dot mënjanë para nga rrogat e tyre. 500 të intervistuar mbi 18 vjeç morën pjesë në studimin e kryer në shtator të 2019. 46% e të anketuarve thanë se kanë para mjaftueshëm për ushqime, por hasin vështirësi për blerjen e rrobave dhe pajisjeve shtëpiake. “Po ku del të kursesh me këto rroga e këto pensione? Në Kosovë paga minimale është 350 euro. Unë jetoj jashtë dhe atje arrij të heq para mënjanë, këtu, nuk bëhet fjalë. Po të më binte një hall shëndetësor, do t’i thosha mjekut, nuk kam lekë. Unë kursej 50 mijë lekë të vjetra në muaj, se jeta nuk është vaj. Gjermanët kanë ngrënë për vite me radhë patate të ziera. Të huajt e kanë të shenjtë paranë”, thotë një zotëri. “Asnjë qindarkë nuk tepron, thotë një zonjë. Punojmë vetëm për bukë të gojës”, shprehet një qytetar. Më herët sipas një anketë të Bankës së Shqipërisë rezultoi se 4 % e familjeve shqiptare ushqehen me listë.

Top Channel/ Koha e duhur për kredi? Ekspertët: Ulja e normës së interesit do të nxisë huamarrjen
03/07 19:53
Top Channel/ Vendimi i papritur! BSH ul normën bazë të interesit pas shumë kohësh
02/07 20:02
Top News – BSH ul normën bazë të interesit. Vendimi për t’i paraprirë efekteve në inflacion e konsum
02/07 19:45
Top Channel/ Sejko: Ruajmë stabilitetin! Ja pse e ndryshuam normën e interesit
02/07 19:41
Top Channel/ Si të përfitohen dy pensione, kreu i ISSH shpjegon përfitimet për shqiptarët
02/07 15:12
Top Channel/ Jo më kredi pa limit! Hyn në fuqi vendimi i bankës: 85% për kreditë në lekë
01/07 19:59
Top Channel/ Euro bie në 98 lekë, në tre muaj, BSH tërhoqi nga tregu valutor 33 mln euro
30/06 15:20
Top Channel/ Përse shtrenjtohen frutat? Shumica e fitimit i mbetet tregtarëve
25/06 19:55
Top Channel/ Buxheti u ndryshua për sigurinë kibernetike dhe infrastrukturën, thotë Ministri
23/06 20:47
Top Channel/ Transporti, protestë e punonjësve, kërkojnë kushte më të mira
20/06 19:59
Top Channel/ Parajsa e të huajve të pakualifikuar! Bizneset në Shqipëri ankohen për punëtorët
20/06 19:56
Top Channel/ Vetëm 1 në 6 turistë akomodohet! Ekspertët: Zgjedhin hotelet në rajon
17/06 19:58
Top Channel/ Suficiti arrin 412 mln euro, më shumë para në arkën e shtetit gjatë 5 muajve
17/06 19:55
Top Channel/ Linja e interkonjeksionit, gati me RMV! Përshpejtohen projektet energjetike
16/06 19:53
Top News- Lista e pagave për sektorin e turizmit, nga pastruesi peshkut e deri te agjentët turistikë
14/06 11:37
Top News – Shteti udhëheq rritjen e pagave. Sektori privat reziston, bujqësia më e keqpaguara
11/06 18:33
Top Channel/ Rriten të ardhurat nga emigrantët , në tre muaj dërguan 251 mln euro
10/06 19:49
Top Channel/ Më shumë turistë dhe para! Sa shpenzuan të huajt në tre muajt e parë në vendin tonë
10/06 19:46
Top Channel/ Ngadalësohet inflacioni në maj, ushqimet paguhen sërish më shtrenjtë
09/06 19:53
Top Channel/ Toka e luleshtrydhes, fermeri që la punën si ekspert IT për të rritur fruta në Kafaraj
08/06 12:19