1.2 miliardë euro për pushime/ Shqiptarët rrisin shpenzimet për turizëm
25/12/2019 19:42

Shqiptarët shpenzuan mbi 1.2 miliardë euro për turizëm dhe udhëtime jashtë shtetit në 9 muajt e parë të këtij viti. Të dhënat janë bërë publike nga banka e Shqipërisë në bilancin e fundit të pagesës. Sipas bankës, për periudhën janar shtator të këtij viti, shqiptarët shpenzuan plot 1 miliardë e 224 milionë euro për udhëtime jashtë Shqipërisë, pjesa dërrmuese e të cilave kanë qenë shpenzime për turizëm. Të dhënat tregojnë se krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar shpenzimet për turizëm jashtë shtetit janë rritur me 10.3 për qind ose 115 milionë euro më shumë. Shifra që shqiptarët shpenzojnë për pushime jashtë është rritur me ritme të larta nga viti në vit. Sipas të dhënave nga konfederata greke e turizmit, vitin e kaluar pushuesit shqiptar shpenzuan 236 milionë euro vetëm në Greqi. Sipas konfederatës së turizmit aktualisht në Greqi shkojnë mbi 1 milionë shqiptarë në vit për pushime dhe shifra rritet nga viti në vit. Por Greqia është vetëm njëri nga destinacionet, ku shqiptarët udhëtojnë për pushime. Paralelisht vende të tjera të preferuara janë Turqia, Italia, por edhe shtetet e tjera të Bashkimit Europian. Me gjithë rritjen e shpejtë të shifrës që shqiptarët shpenzojnë për udhëtime jashtë shtetit, bilanci i turizmit vazhdon të mbetet pozitiv, pasi pushuesit e huaj I sjellin ekonomisë më shumë se sa shpenzojnë shqiptarët jashtë. Sipas Bankës së Shqipërisë për 9 muajt e parë të këtij viti ekonomia shqiptare përfitoi 1 miliardë e 636 milionë euro nga turizmi ose ose 412 milionë euro më shumë se shpenzimet e shqiptarëve jashtë.

600 mln € përmes eurobondit/ Ministria e Financave çeli garën për herë të dytë për zgjedhjen e bankave
24/02 21:33
Pastrimi i parave, jemi në zonën gri/ Ministrja e financave: Përgjegjëse gjykatat dhe prokuroria
22/02 15:28
Shitjet e bizneseve/ Në 2018 arritën 17,8 miliardë euro
20/02 17:01
Rikthehen dyqanet pa taksa/ Projekti i financave për t’i hapur në çdo pikë kufitare tokësore
20/02 15:38
Në 2019, 215 mln euro më pak/ Shumica e mosrealizimeve nga doganat dhe tatimet
20/02 15:35
Gjyqet e humbura në Strasburg/ Qeveria, 18 mln euro detyrime të pashlyera për periudhën 2015-2019
19/02 19:33
Shqipëria, gjyqe për 1.3 mld euro/ Është paditur në gjyqe ndërkombëtare të arbitrazhit
15/02 15:09
Orikum-Dukat, abuzimi 62 mln euro/ Shehaj: Duhet të kushtonte vetëm 8 mln euro, jo 70 mln
12/02 15:26
Shqipëria duhet të shtojë investimet/ Këshilla e S & P për kujdes me kërcënimin e ekonomisë
08/02 12:30
Tërmeti, 985 milionë euro dëme/ Del bilanci përfundimtar i dëmeve të tërmetit
05/02 15:22
Emigrantëve i’u zhvaten 55 milionë euro/ Union Net merr pjesën më të madhe të dërgesave
03/02 15:20
Skandali i Union Net/ Detyron emigrantët të paguajnë tre herë më shumë
01/02 15:20
Tenderat publikë/ Ndëshkim kompanive në gara fiktive
01/02 11:18
Ekonomia pas tërmetit/ S&P e vlerson të qëndrueshme
01/02 11:09
Shpallen 18 zonat e rindërtimit/ 9 në Tiranë dhe 9 në Durrës, Laç, Shijak, Krujë dhe Kavajë
31/01 15:38
Ekonomia kërcënohet nga plakja/ FMN parashikon ndikimet në ekonominë shqiptare
30/01 16:44
Kallëzim për “Kardhiq-Delvinë”/ Paditet penalisht për tenderin Sonila Qato ish-shefe e ARRSH
29/01 19:07
Tërmeti i 26 nëntorit/ Bie kërkesa për kreditë e shtëpive
25/01 21:04
Tërmeti/ 700 milionë euro për banesa. 300 për biznesin, shkollat dhe spitalet
24/01 15:25
“Midhjet shqiptare, të kontrolluara”/ Ministria e Bujqësisë kundërshton raportin e KLSH
23/01 15:38